Shoqata “Down Syndrome Kosova” shënon 21 marsin me hapësira të reja - Bota Sot
Shoqata “Down Syndrome Kosova” shënon 21 marsin me hapësira të reja

Kosova

Shoqata “Down Syndrome Kosova” shënon 21 marsin me hapësira të reja

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:13
Shoqata “Down Syndrome Kosova” shënon 21 marsin me hapësira të reja

Në Ditën Botërore të Sindromës Down është bërë përurimi i hapësirave të reja për Shoqatën “Down Syndrome Kosova”, hapësira këto që do t’u ofrojnë kushte më të përshtatshme të punës për fëmijët.

Derisa të mos përfundojë ndërtimi i objektit të destinuar për këtë Shoqatë nga Komuna e Prishtinës, hapësirat që do t’i shfrytëzojnë janë dhënë nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe do të jenë pa pagesë.

Aktualisht në Shoqatën “Down Syndrome Kosova” marrin shërbime 50 fëmijë, ndërkohë që në listën e pritjes janë rreth 30 fëmijë. Po ashtu, 20 të rritur me këtë sindrom janë pjesë e programit të shoqatës për të rritur.

Kalimit në hapësira të reja më së shumti iu kanë gëzuar prindërit që fëmijët e tyre janë pjesë e kësaj Shoqate. Në emër të prindërve ka folur Gresa Godeni, e cila ka thënë se po bëhet realitet një nga ëndrrat e tyre.

Ajo u shpreh se gjithmonë kanë dëshiruar që të kenë hapësirë të duhur, ku fëmijëve do t’u ofrohen shërbimet dhe terapitë në formën më të mirë dhe të duhur. Kjo kërkesë sipas saj ka qenë që fëmijëve me sindromwn  down t’u përmbushen kërkesat më elementare dhe të domosdoshme.

Duke iu dridhur duart Gresa iu ka drejtuar djalit të saj, Benit, ku ka thënë se do të jetë gjithmonë pranë tij për ta parë një ditë të pavarur dhe pjesë të shoqërisë.

Godeni: Na jep forcë për të bërë të pamundurën për këta fëmijë

“Kjo ngjarje sot neve si prindër na jep forcë, përkrahje morale për të mos u ndalur së kërkuari dhe për të bërë të pamundurën për këta fëmijë, për të bërë të ndihen të vlefshëm dhe pa dyshim, për të na bërë një ditë krenarë për atë çfarë kanë arritur, për atë çfarë janë. Dashuria është ajo që i duhet cdo fëmije, cdo njeriu, e për më tepër këtyre personave që janë dashuria vetë, duhet t’iu japim edhe frymën e fundit e duhet të mos rreshtim së vepruari. Ben, kudo që je nënë, me ata sy të çiltër përtej skajshmërisë të duam, do të të jemi pranë gjithmonë me qenien tonë për të të parë ty një ditë të pavarur, të respektuar e pjesë të pandashme të gjithë shoqërisë”, tha Godeni.

Kalimin në hapësira të reja, e ka gëzuar edhe drejtoreshën e shoqatës, Sebahate Beqiri, e cila ka thënë se ky 21 mars është më i miri që po e presin.

Beqiri: Është 21 marsi që ne e kemi pritur më së miri

“Pa modesti po e them që ky 21 mars është 21 marsi që ne e kemi pritur më së miri, sepse sot fal mbështetjes së komunës së Prishtinës ne po arrijmë të lëvizin në hapësira të reja, ku do të ofrojmë shërbime për të gjithë ata fëmijë që tashmë e një kohë janë në lista të pritjes. Unë sot në emër të fëmijëve të cilët marrin shërbime ku i kemi rreth 50 fëmijë të cilët marrin shërbime në qendrën tonë në Prishtinë, gjithashtu kemi rreth 30 fëmijë në listën e pritjes, si dhe kemi rreth 20 të rritur me sindromën doën që janë pjesë e programit tonë për të rritur, ju falënderojmë dhe ju jemi shumë mirënjohës për këtë gjë që keni bërë sot për neve”, tha Beqiri.

Ndërkaq, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë e gatshme që të trajtojë kërkesat e shoqatës.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se objekti që komuna e Prishtinës është duke e ndërtuar për shoqatën pritet të përfundojë brenda 16 muajve.

Pacolli: Besoj që do t’i përmbushë kërkesat e fëmijëve tanë

“Sado që është modest unë besoj që do t’i përmbushë kërkesat e fëmijëve tanë, së paku për një kohë të caktuar kur dihet që ne jemi në ngritjen e objektit të ri në afërsi të stacionit të autobusëve ku do t’i dedikohet ekskluzivisht kategorisë për të cilën ne jemi këtu. Ai objekt besoj që brenda 16 muajsh do të jetë i gatshëm për shfrytëzim...Dua t’iu përgëzoj dhe t’iu ofrojë mbështetjen dhe t’iu sigurojë juve që ne jemi në cdo hap me ju dhe asnjëherë nuk do të shmangemi prej kërkesave të juaja, nuk e di sa mund të jemi komod që t’iu ofrojmë kërkesat e juaja, por cdo kërkesë e juaja do të trajtohet brenda Komunës së Prishtinës”, tha Pacolli.

Drejtori i Mirëqenies Sociale në komunën e Prishtinës Dren Kukaj, ka thënë se vendosja e tyre në këto zyre është e përkohshme, pasi do të përfundojë objekti që si komunë do ta ndërtojnë.

Kukaj: E pakta që mund të bëjmë është t’iu pajisim me hapësira të reja

“E pakta që mund të bëjmë është t’iu pajisim me hapësira të reja sikurse është rasti edhe këtu. Unë e di që është folur shumë, më shumë do të doja që të njihemi përmes veprës tonë, ne do të jemi gjithmonë edhe në të ardhmen pranë jush. Pranojeni këtë si një zgjidhje të përkohshme derisa të bëhet zgjidhja e përhershme në objektin e ri që ne po shpresojmë që do ta hapim vitin tjetër. Në kushte normale shteti do të duhej të ishte ai që i ofron këto shërbime, e unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për shkak të përgjegjësive që i kam në Mirëqenien sociale për shërbimet që i ofroni këtu, pra Shoqatës suaj”, tha ai.

Ofrimin e këtyre zyrave e ka bërë Ndërmarrja Publike Banesore, ky drejtori i kësaj ndërmarrje Hajdar Hoxha, ka bërë të ditur se janë të liruar nga pagesa e qirasë.

Hoxha: Fatura mujore e këtyre lokaleve do të jetë zero

“Vendimi i dytë është që fatura mujore e këtyre lokaleve do të jetë zero. Përtej kësaj shoqate NPB ofron objekte të tilla edhe për kategoritë e tjera dhe për të gjitha do të përdoret i njëjti standard. Pra, nga tash e tutje faturat për të gjitha këto kategori do jetë zero”, tha ai.

Aktivitete për ta shënuar Ditën Botërore të sindromës Down, Shoqata “Down Syndrome Kosova” ka organizuar edhe aktivitete të tjera, ku ndër to do të jetë edhe konferenca “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...