Muharremaj: Nga ora 11:00 fillon nënshkrimi i peticionit për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit

Kosova

Muharremaj: Nga ora 11:00 fillon nënshkrimi i peticionit për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:16
Bali Muharremaj

Kryetari i Suhareskës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në facebook, shkruan se, ashtu siç kam paralajmëruar do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit, përcjellë “Bota Sot”.

Ai fton të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.

Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.

Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.

Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.

Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat