Facebook mbyll llogaritë e rreme nga Kosova

Kosova

Facebook mbyll llogaritë e rreme nga Kosova

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:42
Facebook

Facebook ka njoftuar sot se ka mbyllur llogari të rreme nga Kosova, Maqedonia Veriore, Irani dhe Rusia, të cilat ajo vuri në dukje se kishin "sjellje të koordinuara jo-autentike".

Reuters raporton se kjo kompani ka njoftuar se "një total prej 2,632 faqesh, grupesh dhe llogarish janë hequr nga Facebook dhe Instagram për shkak të operacioneve që lidhen me ato vende".

Thuhet se "513 prej këtyre llogarive ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1.907 ishte e lidhur me Rusinë".

"Llogaritë e lidhura me Rusinë u eliminuan kryesisht si spam, dhe një pjesë e vogël ishin të angazhuara në sjellje të koordinuar jo-autentike," tha Facebook në një deklaratë.

Kompania tha se faqet dhe llogaritë ishin "mbyllur për sjellje, jo për shkak të përmbajtjes"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat