Jakup Haxhiu fitues i turneut memomorial “Mejdi Korrani-Korri” në Pozharan

Kosova

Jakup Haxhiu fitues i turneut memomorial “Mejdi Korrani-Korri” në Pozharan

Nga: Aziz Zuka Më: 14 prill 2019 Në ora: 18:22
Foto nga turneu në shah në Pozharan

Në vazhdën e aktiviteteve sportive që po mbahen këto ditë në Pozharan në nderim të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani e në 20 vjetorin e rënjës së tij në betejën e lavdishme të Koshares, sot në Pozharan u zhvillua turneu Memorial në Shah.

Në një konkurrencën ku merrnin pjesë rreth 16 shahist,në vendin e parë u rendit Jakup Haxhiu pas tij Qamil Rexhepi, kurse vendin e tretë e ndanë Ismet Alidema dhe Arsim Halabaku.

Vlenë të theksohet se në nderim të rënies së dëshmorit janë duke u zhvilluar edhe turneu memorial në futboll të vogël që ende nuk ka përfunduar, e gjithashtu për herë të parë me rastin e rënjës së dëshmori rreth 20 çiklist nga komuna e Vitisë dhe nga Pozharani dje kanë shtegëtuar me bicikleta deri në Koshare rtek vendi ku ka rënë dëshmori në vijën e frontit.

Ndryshe manifestimi qendror në nderim të dëshmorit do të mbahen të premtën më 19 prill në ditën kur Mejdi Korrani ra dëshmor për të mos u harruar kurrë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat