Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Bota Sot
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 15 prill 2019 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës organizon seminarin njëditor kundër kurdisjes së ndeshjeve. (Hotel “Emerald”, ora 9:30)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10.00)Me rastin e 20-vjetorit të Betejës së Zhegocit mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Zhegovc, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, Sllovi, Lipjan, ora 11.30)

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë diskutim me temën “Mbrojtja e Konsumatorit, Bujqësia, Siguria e Ushqimit dhe Siguria në Punë në kuadër të MSA-së”. (Fakulteti i Arkitekturës – “Bregu i Diellit”, p.n., Prishtinë, ora 11.00)

Me rastin e 20-vjetorit të Betejës së Zhegocit bëhet zbulimi i busteve të Nushes dhe Tefikut në lagjen “Dardania 1”. (Ora 11:00)         

Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kombit. (Qendra e Kulturës dhe Artit “Hasan Prishtina”, Skenderaj, ora 12.00)

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbahet manifestimi Eksodi “99, Marshimi 2019, me moton “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”. (Sheshi i qytetit të Mitrovicës, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Betejës së Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”, e cila organizohet nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Përmendorja e dëshmorëve të Zhegocit, Gjilan, ora 13.00)

PSD mban konferencë për media. (Selia e PSD-së, në lagjen ‘Arbëria’, ora 14.00)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, merr pjesë në tubimin me qytetarë. (Shtëpia e Kulturës, Drenas, ora 16.00)

Me rastin e 20-vjetorit të Betejës së Zhegocit shfaqet dokumentarit për Pajazit Ahmetin. (Salla e teatrit të qytetit Gjilan, ora 17.00)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, merr pjesë në tubimin me qytetarë. (Restorant “Goni”, rruga ‘’Adem Jashari’’ Malishevë, ora 18:00).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...