QKUK prezanton programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit

Kosova

QKUK prezanton programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 07:50
QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) prezanon programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit në dy orët e para.    

Ky projekt nacional parasheh që në rast të infarkteve akute në krejt Kosovën  të bëhet reagimi dhe raportimi i shpejtë dhe pacienti të arrijë në QKUK brenda dy orëve të para pas infarktit.

Kosova bëhet ndër  vendet e para të rajonit që ka krijuar këtë program, i cili është ndër projektet më të mëdha nacionale në fushën e shëndetësisë që nga paslufta.

Përmes këtij projekti do të mundësohet që dukshëm të rritet koha e reagimit tek rastet e infarkteve akute në nivel  të krejt Kosovës dhe të bëhet raportimi i menjëhershëm i rasteve nga të gjitha qendrat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat