Zhiviq premtoi se kulturat e reja bujqësore do kenë përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë

Kosova

Zhiviq premtoi se kulturat e reja bujqësore do kenë përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:45
Foto

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq bashkë me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno kanë marrë pjesë në promovimin e asparagut, që u mbajt sot në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin kultivues të asparagut nga gjithë vendi.

Me këtë rast, ministrja Zhiviq  gjatë vizitës që ua bëri kultivuesve të asparagut, ka theksuar do të angazhohen që vazhdimisht kulturat e reja bujqësore të  kenë përkrahjen e Ministrisë, me qëllim të rritjes së prodhimit e bashkë me këtë ta rrisin edhe interesimin për kultivimin e tyre.

Në anën tjetër edhe drejtuesit e USAID-it thanë se përmes programit aktual të tyre “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO)”, janë duke punuar me tregjet vendore dhe ato potenciale ndërkombëtare për të shitur sasitë e asparagut që vijnë nga mbjelljet aktuale dhe të reja. Po ashtu ata kanë treguar se janë duke punuar me përpunuesit për të përcaktuar mundësitë e përpunimit për kulturën e asparagut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat