Gojkoviq: Zyra për Kosovën sot paraqet në parlament raportin mbi dialogun - Bota Sot
Gojkoviq: Zyra për Kosovën sot paraqet në parlament raportin mbi dialogun

Kosova

Gojkoviq: Zyra për Kosovën sot paraqet në parlament raportin mbi dialogun

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:53

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq ka deklaruar se zyra e qeverisë serbe për Kosovën do t’i dorëzojë kuvendit të Serbisë raportin mbi dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë prej vitit 2013 deri 2019 për nevojat e seancës së kuvendit për Kosovën e cila do të mbahet më 27 maj.

Gojkoviq në një konferencë për gazetarë në Kuvendin e Serbisë ka thënë se raporti sot do t’i dorëzohet parlamentit i cili pastaj do t’i dorëzohet të gjithë deputetëve dhe publikut.

Ajo ka thënë se në seancën e parlamentit i pari do të drejtohet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili para deputetëve dhe qytetarëve do të paraqesë raportin verbal për situatën në Kosovë dhe dialogun i cili po zhvillohet prej vitit 2013.

Siç ka shtuar, presidenti i Serbisë e ka njoftuar se raportimi i tij do të jetë i detajuar dhe përmbajtjesor i cili do të zgjasë “aq sa ka nevojë dhe sa kërkon kjo temë shumë e rëndësishme për serbët në Kosovë, por edhe për gjithë qytetarët e Serbisë”.
Pas kësaj, sipas fjalëve të saj, do të fillojë debati në përputhje me Rregulloren dhe shefat e gjithë grupeve parlamentare, e pastaj edhe të gjithë deputetët do të kenë rastin të flasin, komentojnë dhe të paraqesin qëndrimin e tyre mbi raportin e presidentit të Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...