Në burgun e Dubravës konfiskohen telefona e shumë gjëra të palejuara

Kosova

Në burgun e Dubravës konfiskohen telefona e shumë gjëra të palejuara

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë sekuestruar disa gjëra të palejuara.

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës mbrëmë janë sekuestruar dy telefona celularë, tri sim kartela, dy ngjitës special, dy “usb” dhe një kikroqip.

Kjo është bërë e ditur nga vet Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

Përmes një njoftimi për medie SHKK ka njoftuar se këto gjëra të palejueshme janë gjetur mbrëmë rreth otës 21:45, nga Departamenti i Sigurimit dhe Njësiti Intervenues i Shërbimit Korrektues të Kosovës të cilët kanë realizuar një operacion kontrollues në këtë qendër korrektuese.

Sipas njoftimit, pas këtij operacioni janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Mbrëmë rreth orës 21:45,  Departamenti i Sigurimit dhe Njësiti Intervenues i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë realizuar  një operacion  kontrollues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Gjatë realizimit të këtij operacioni janë gjetur gjëra të palejueshme, me ç ‘rast janë  konfiskuar dy telefona celularë, tri sim kartela, dy ngjitës special, dy usb dhe një mikroqip.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Q.K Dubravë, e gjithë proceduar ka qenë e befasishme dhe profesionale.

Me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrollës nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat