A blihen dipolmat në Kosovë, flet profesori i universitetit privat

Kosova

A blihen dipolmat në Kosovë, flet profesori i universitetit privat

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 20:56
Armend Muja

Shit-blerja e diplomave është një dukuri shqetësuse për arsimin në Kosovë, çmimi i të cilave sillet nga 150 e deri në 300 për individ të caktuar.

Profesori në universitetin privat UBT, Armend Muja,  ka punuar për disa kolegje. Edhe ka një përvojë të hidhur me drejtësinë që lidhet me procesin e akreditimit.

Sa i përket shit-blerjeve të diplomave Muja është shprehur se Kosova nuk është sikurse vendet e rajonit, ka vendos një kontroll.

“ Kosova ka nivele të ndryshme të cilësisë, mirëpo i ka ikur fenomenit të diplomave që e kanë pasur vendet e tranzicionit si Rumania e vendet të tjera. Ka vendos një kontroll që nuk ka qenë shumë i fortë, pasi që nuk besoj që studenti  i Kosovë i diplomuar është duke fituar shkathësitë për shekullin 21, ndryshimi duhet të ndodhë në nivel të politikave dhe të financimit”, ka thënë Muja.

Muja mendon se problemi kryesor në arsimin e lartë në Kosovë qëndron tek ndarja e financimit për arsimin e lartë në Kosovë.

“Kosova financon vetëm 2 milionë euro në kërkim shkencor e vendet të tjera të rajonit financojnë rreth 20 milionë euro vetëm në kërkim shkencor”, ka shtuar Muja.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë prapaskenat e krijimit të këtyre universiteteve publike. Prapaskenat e funksionimit të universiteteve private. Do të zbulohen dokumente të pa para më herët nga publiku. Do të flasin ata që i drejtojnë këto institucione dhe ata që paralajmëruan shumë herët për krimet që po ndodhnin në arsim./Insjaderi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat