Moti, paralajmërohen reshje shiu gjatë pasdites

Kosova

Moti, paralajmërohen reshje shiu gjatë pasdites

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 07:12
Ilustrim

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin nga 12 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 31 deri në 33 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Ndërsa java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjella me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do t’i ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat