Mbi 5 mijë maturantë kaluan afatin e dytë të Provimit të Maturës - Bota Sot
Mbi 5 mijë maturantë kaluan afatin e dytë të Provimit të Maturës

Kosova

Mbi 5 mijë maturantë kaluan afatin e dytë të Provimit të Maturës

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar dje rezultatet e provimit të afatit të dytë të maturës shtetërore të 2019-së, sipas të cilave kalueshmëria është 60.9 për qind.

Nga MASHT thonë se nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239.

“Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit”, bën të ditur MAShT.

“Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e MASHT.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...