ORCA: Rritet transparenca në Universitetet Publike të Kosovës - Bota Sot
ORCA: Rritet transparenca në Universitetet Publike të Kosovës

Kosova

ORCA: Rritet transparenca në Universitetet Publike të Kosovës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:16
Foto

Në kuadër të hulumtimit që Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), përmes një komunikate për media thotë se ka kryer në janar dhe në shtator të vitit 2019, lidhur me transparencën formale institucionale të universiteteve publike, del se brenda pak më shumë se 6 muajsh nga publikimi i parë i pasqyrës së dokumenteve dhe informatave që universitetet duhet t’i kenë në veb faqet e tyre, është shënuar përmirësim i ndjeshëm në shumicën e universiteteve publike.

“Në shkurt të vitit 2019, ORCA pati publikuar pasqyrat e transparencës së universiteteve publike ku vërehej një neglizhencë e universiteteve lidhur me publikimin e dokumenteve dhe informatave bazike në veb faqet e tyre të cilat mundësojnë rritjen e transparencës institucionale. Mirëpo, në Shtator të këtij viti vërehet se kritika publike ka sjellë rezultate të dëshirueshme duke e rritur konsiderueshëm angazhimin e universiteteve për transparencë formale institucionale. Universiteti me më së shumti përmirësime është Universiteti i Gjakovës i cili nga 15 dokumente sa i ka pasur të publikuara në janar 2019, ka publikuar 21 në shtator 2019. Ai përcillet nga Universiteti i Gjilanit i cili ka pasur 19 dokumente të publikuara në janar 2019, ndërsa tash ka 23”, thekson ORCA.

ORCA ka bërë të ditur gjithashtu se në muajin janar 2019, nga 27 dokumente dhe informata të pritura universitetet kishin publikuar si vijon:

Universiteti i Prishtinës 24, Universiteti i Pejës 21, Universiteti i Mitrovicës 20, Universiteti i Gjilanit 19,  Universiteti i Prizrenit 18, Universiteti i Gjakovës 15, Universiteti i Ferizajt 8.

Në muajin shtator 2019, nga 27 dokumente dhe informata të pritura universitetet kishin publikuar si vijon:

Universiteti i Prishtinës 24, Universiteti i Pejës 23, Universiteti i Mitrovicës 22, Universiteti i Gjilanit 23, Universiteti i Prizrenit 19, Universiteti i Gjakovës 21, Universiteti i Ferizajt 8.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...