Hoxha: Hapësirat komunale u shfrytëzuan për interesa private, sidomos në qeverisjen e LDK-së në kryeqytet

Kosova

Hoxha: Hapësirat komunale u shfrytëzuan për interesa private, sidomos në qeverisjen e LDK-së në kryeqytet

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:06
Eliza Hoxha

Eliza Hoxha nga PDK ka thënë se problemi kryesor në degradimin e ambientit qëndron se hapësirat janë zhvilluar për njësi shitjeje e shfrytëzimi për persona privat, e jo për shfrytëzim nga komuniteti.

Sipas saj, menjëherë pas luftës kapitali ka lëvizur kryesisht në sferën e banimit.

Hoxha tutje në emisionin Rubikon të KTV-së shton se një praktikë e tillë ka vazhduar pastaj edhe nga koha e qeverisjes së LDK-së në kryeqytet.

“Problemi kryesor qëndron në dy linja: e para është që koeficientet e shfrytëzimit të tokës ka qenë zhvillimi i kapitalit, hapësirat janë parë si njësi shitje e shfrytëzimi dhe jo si shfrytëzim për komunitetin”, thotë ajo.

Sipas saj, licencimi i arkitektëve në fusha të caktuara është e domosdoshme, duke shtuar se Oda e Arkitektëve të Kosovës duhet të bëhet nga Kuvendi e i cili garanton lirinë profesionale të tyre.

“Ne nuk kemi mbërri me i licensu arkitektet në fusha të caktuara. Ky proces duhet të bëhet mekanizëm ligjor që garanton pavarësinë profesionale dhe veprimtarinë profesionale të arkitektëve”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat