Tahiri: Fitores së PDK-së me 6 Tetor, po i bashkëngjiten profesionistë të rinj e kompetent - Bota Sot
Tahiri: Fitores së PDK-së me 6 Tetor, po i bashkëngjiten profesionistë të rinj e kompetent

Kosova

Tahiri: Fitores së PDK-së me 6 Tetor, po i bashkëngjiten profesionistë të rinj e kompetent

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 17:07
Abelard Tahiri ka prezantuar profilin e Laura Hotit

Zyrtari i lartë i PDK-së, Abelard Tahiri, sot ka mirëpritur në Partinë Demokratike të Kosovës ligjëruesen Laura Hoti, një profesioniste e fushës së juridikut.

Përmes rrjetit social Facebook, Abelard Tahiri ka prezantuar profilin e Laura Hotit duke e vlerësuar të njëjtën si një potencial me kompetencë të lartë që i është bashkëngjitur vizionit të PDK-së dhe Kryetarit të saj Kadri Veseli.

“Isha i nderuar që prita sot në radhët tona, Laura Hotin, një profesioniste e vërtetë  fushës juridike. E arsimuar dhe me studime postdiplomike në shkencat e së drejtës, ligjëruese, hulumtuese dhe menaxhere e suksesshme, Laura i jep fuqi edhe më të madhe kauzës tonë legjitime për një shtet të drejtë dhe për institucione që diktohen nga profesionalizmi”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri tha se rrugëtimi i përbashkët politik me ligjëruesen Hoti dhe me profesionistë të tjerë që po i bashkëngjiten PDK-së, po i jep mbështetje vizionit të qeverisjes së ardhshme të PDK-së dhe kryeministrit Kadri Veseli.

“Vizionit të Kryeministrit të ardhshëm Kadri Veseli po i bashkëngjiten edhe profesionistë të rinj me kompetencë. Bashkë me Laurën dhe me profesionistë të tjerë që për çdo ditë po i bashkëngjiten vizionit të PDK-së, do ta zhvillojmë e zbatojmë deri në fund platformën tonë politike për Kosovën që duam. Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin!”, ka shkruar Tahiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...