PDK: LDK në Sllatinë manipulon votuesit

Kosova

PDK: LDK në Sllatinë manipulon votuesit

Nga: Bota sot Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:27
Fotografia e PDK

PDK përmes një komunikate për media ka akuzuar LDK në Sllatinë për manipulim me votuesit.

"Lidhja Demokratike e Kosovës është duke manipuluar votuesit në Sllatinë të Fushë Kosovës, duke ushtruar ndikim e presion te qytetarët për mënyrën se si ata të votojnë.

Kjo e dëmton procesin zgjedhor dhe vullnetin e lirë të qytatarëve për të votuar.

Vullneti i lirë i qytetarëve për të votuar është i garantuar, prandaj kërkojmë hetim nga ana e organeve kompetente dhe ndërprerjen sa më të shpejtë të këtij lloji të manipulimit.

Qytetarët në një qendër votimi të Sllatinës kanë dërguar foto për ta dëshmuar këtë keqpërdorim nga e ana e LDK-së", thuhet në komunikatën e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat