Ahmetaj: Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda 3 ditësh

Kosova

Ahmetaj: Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda 3 ditësh

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Burim Ahmetaj udhëheqës i Qendrës së numërimit dhe rezultateve shtoi se mesatarja e kohës për rinumërim është 4 orë e gjysmë.

“Janë duke u rinumëruar vendvotimet të cilat për shkak të gabimeve teknike të formularëve është dashur të sillen për tu rinumëruar mirëpo të gjitha këto vendvotime janë vendvotime me të cilat dalje e votuese apo pjesëmarrja e votuesve është shumë e madhe që do te thotë mesatarja është 250 deri 400 votues që do të thotë nuk mundemi brenda një ndërrimi të  kryhet rinumërimi më shume se 1 kuti për fat të keq nuk e kemi një vendvotim ku ka votues shumë dhe pak në mënyrë që te rinumërohen shumica e vendvotuesve. Mesatarja që i merr kohë është 4 ore e gjysmë për tu rinumëruar pra kjo është arsyeja pse nuk mund të shkojmë më shpejt në procesin e rinumërimit “.-tha Ahmetaj.

Ndërkaq, Udhëheqësi i qendrës së numrit dhe rezultateve tha se brenda dy tri ditësh ky proces do te përmbyllet.

“Për arsyeje që thash ma herët se pse të gjitha këto vendvotime janë vendvotime me pjesëmarrje shumë të madhe .nuk mund te themi që kryhet shumë shpejt ne po besojmë qe brenda dy tri ditësh ky procese veçse do të përmbyllet do të kemi rezultate te cilat do te publikohen ne faqen e KQZ të vendvotimeve te cilat janë krijuar ne vendvotim po ashtu vendvotimet e rinumëruara besojë qe gjithsecili do të mund ta krahasoje rezultatin si ka qenë dhe si është”, ka thënë ai.

Po ashtu votat me postë nuk kane arritur ende ne QNR.

“Qendra e numrit te rezultateve është duke i pritur votat me postë sigurisht që kjo kategori e votave vjen akoma në procesin e vlerësimit. Dhe ne momentin që përfundon procesi i vlerësimit sigurisht qe do te sjellën edhe ne QNR pastaj në bazë të proceduarve do të filloje numërimi i votave me postë mirëpo aktualisht  nuk kanë ardhur në QNR votat me postë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat