Mot shumë i ngrohtë dhe me diell gjatë javës

Kosova

Mot shumë i ngrohtë dhe me diell gjatë javës

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 06:39
Ilustrim

Orëve të mëngjesit në ultësira mundësi për mjegull.

13.10.2019 - Java në vijim do të karakterizohet me mot shumë të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell. Kjo si rrjedhojë e fushave të presionit të lartë që po shtrihen nga rajoni ynë, përderisa nga Mesdheu po depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.
Në vise të ulëta, për shkak të inversionit termik dhe qarkullimit jo të mjaftueshëm ajror, do të krijohen kushte për mjegull/mjegullinë orëve të mëngjesit, derisa orëve të mbrëmjes, ky fenomen mund të ndikojë edhe në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat e AQI-së shkurtazi mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

14.10-15.10 - Shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
16.10-18.10 - Ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri në 10C, e maksimalet nga 24C deri në 26C.
Do të fryejë erë e lehtë nga kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.
Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të filloj të zbres afër këtyre vlerave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat