E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës sot dorëzon kallzim penal

Kosova

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës sot dorëzon kallzim penal

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 08:50
Ilustrim

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës SH.S pas 20 viteve heshtje ka vendosur që sot publikisht të dorëzoj kallzim penal në Prokurorin Speciale të Kosovë për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Kështu ka njoftuar Qendra Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

SH.S  është viktima e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman  që kërkon publikisht  të dënohen dhunuesit e saj.

Në Kosovë besohet se gjatë luftës së vitit 1998-1999 kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual, por që deri tani asnjë kryes i këtij krimi nuk ka marr dënim nga gjykata, po ashtu nga Prokuroria Speciale në Kosovë. Dhe përveç hetimit të këtyre rasteve nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

Në mars të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të tillë t’iu rregullohet statusi. Derisa që nga viti 2018  ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat