Velija: Do të ishte çudi sikur Veseli të mos ftohej nga Specialja - Bota Sot
Velija: Do të ishte çudi sikur Veseli të mos ftohej nga Specialja

Kosova

Velija: Do të ishte çudi sikur Veseli të mos ftohej nga Specialja

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:59
Dardan Velija

Dardan Velija, analisti politik, ka thënë se reagimi i Kadri Veselit për thirrjen nga Gjykata Speciale ka qenë korrekt ashtu si do ta bënin të gjithë.

Ai në emisionin Analiza Zgjedhore deklaroi se ai e sheh Gjykatën Speciale si prekje në dinjitetin e drejtësisë në Kosovë.

“Gjykata Speciale është krijuar mbi premisat që dolën nga raporti i Dick Martyt dhe Williamson e tha që në fillim atëherë kur e pyetën se kush do të jetë objekt i trajtimit të kësaj gjykate. Ai tha shikojeni raportin e Dick Martyt dhe se të gjithë emrat  i keni aty, dhe emri i Veselit ka qenë disa herë i përmendur në atë raport dhe do të ishte e çuditshme sikur të mos ftohej”.

“Reagimi i tij ishte korrekt ashtu siç pritej si çdo duhet ta bënin të gjithë. Unë e shoh Gjykatën Speciale më shumë si  prekje në dinjitetin tonë të drejtësisë, është një lloj turpërimi i sistemit tonë të drejtësisë, ku nuk arritën ta bindin as opinionin vendas që është i aftë t’i trajtojë dyshimet dhe as miqtë tanë ndërkombëtar të jashtëm që ka aftësinë dhe kredibilitetin e mjaftueshëm që t’i trajtojë të gjitha rastet”.

“Në qoftë se e projektojmë atë çfarë presim unë e shoh dëmin më të madh në imazhin e vendit i cili më pas e prek të gjithë investitorët potencial që duan të vijnë tek ne. Nga objektivi i luftës në vitet e ardhshme, ne do ta shohim Kosovën në të gjitha mediat ndërkombëtare do të dalin lajme, e kemi një situatë se shumë njerëz në Evropë ende besojnë se Kosova është në luftë, fatkeqësisht”.

“Ne e kemi humbur në këto 10-20 vjetët betejën për të projektuar vendin tonë si një shtet normal dhe evropian post konfliktuoz, ne ende shihemi prej të tjerëve si shtet në konflikt”.

Velija ka theksuar se VV dhe LDK kur do të jenë në Qeveri duhet të kenë një qasje që Gjykata Speciale të vazhdojë deri në përfundimin e funksionit të saj.

“Tash jemi në një situatë të re të krijuar e cila besoj që dy partitë duhet ta koordinojnë një qasje kundrejt Gjykatës Speciale”.

“Vitin e ardhshëm kjo do të duhet të kalojë në parlament, besoj ato dy parti njëherë duhet të harmonizohen në mes veti se për qasjen që do ta kenë. Unë besoj që qasja e tyre duhet të jetë që Gjykata Speciale të vazhdojë derisa të kryejë funksionin për çka është mandatuar në fillim”, ka thënë Velija.

Velija po ashtu ka komentuar edhe rezultatet përfundimtare të publikuar nga KQZ-ja ku tha se ato pak a shumë janë të dhënat e njëjta me ato që ishin në ditën e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat