Obiliqi ndihmon të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kosova

Obiliqi ndihmon të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:06
Obiliq

Sot në sheshin “Aziz Zhilivoda” në Obiliq ka nisur grumbullimi i pakove ushqimore për t’i dërguar në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm i cili shkaktoi viktime në njerëz dhe dëme materiale.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka vizituar vendin ku po mblidhen këto pako për ta përkrahur këtë aksion.

“Organizimi i qytetarëve dhe tifozëve të FC KEK-ut, të cilët edhe janë organizator të këtij aksioni, të lë pa fjalë! Ju lumtë!”, tha ai.

Kryetari Gashi gjithashtu ka shprehur vullnetin e tij që nëse ndonjë familje ka mbetur pa shtëpi dhe i nevojitet strehim derisa të normalizohet gjendja, do të ofrojë shtëpinë e tij për strehim.

Ky aksion nga tifozët e FC KEK-ut do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat