OSBE prezanton raport dhe film dokumentar mbi kthimin

Kosova

OSBE prezanton raport dhe film dokumentar mbi kthimin

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 06:12
Ilustrim

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të lansojë sot raportin me titull “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.

Raporti ofron një përmbledhje të kornizës ligjore që aplikohet në procesin e kthimit dhe zbatimit të tij në Kosovë, duke përfshirë: informata mbi të drejtat pronësore për personat e zhvendosur dhe të kthyerit; një vlerësim të situatës së sigurisë për të kthyerit, si dhe një përmbledhje të procesit të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova.

Dokumentari përmban tregime personale mbi kthimin dhe zhvendosjen, si dhe paraqet një vështrim mbi jetën e disa të kthyerve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, do t’i prezantojë gjetjet e raportit, vijuar nga shfaqja e filmit dokumentar dhe diskutimi në panel. Paneli do të përbëhet nga Nenad Stojçetoviq, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Kolonel Gazmend Hoxha, Drejtor i Divizionit për Siguri Publike, Policia e Kosovës, dhe Milaim Çekaj, Shef i Njësisë së Dëbimeve në Agjencinë e Kosovës për Pronë, Krahasim dhe Verifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat