Moti gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Kosova

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim mbi vendin tonë do të kemi mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Gjatë të dielës parashihet që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius.

Kurse të hënë në ditën e Pavarësisë, sipas instituti dita do të jetë tipike një ditë pranverore.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Dita e pavarësisë, parashihet të jetë me shtim të vranësirave dhe intervale me diell, por në fushat termike do të kemi rritje. Kështu që nëse bëjmë një krahasim me vitin 2008 kur kishim temperatura negative, tani ato do të jenë tipike pranverore gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat