Çfarë po ndodhë në LDK-në e Malishevës? Zbulohet se kush është shkarkuar nga një pozitë e rëndësishme

Kosova

Çfarë po ndodhë në LDK-në e Malishevës? Zbulohet se kush është shkarkuar nga një pozitë e rëndësishme

Nga: N.H Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 21:58
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Malishevë, ka reaguar ashpër ndaj asamblistit të kësaj partie, Valon Krasniqi, pasi ky i fundit në një intervistë për një televizion lokal, është paraqitur si shef i GP të LDK-së.

Kjo degë njofton se Krasniqi është shkarkuar nga kjo pozitë muaj më parë.

Ja shkrimi i plotë:

Reagim:

Sonte është shfaqur një emision në TV Malisheva ku i ftuar ishte asambleisti nga radhët e LDK-së Valon Krasniqi. Ai në këtë emison u paraqitë në emër të shefit të grupit të asambleistëve të LDK-së.

Dega e LDK-së në Malishevë njofton të gjithë shikuesit e TV. Malishevës se Valon Krasniqi që nga data 19.06.2019, nuk është më shef i grupit, pasi është shkarkuar nga kjo pozitë nga kryesia e degës. Rrjedhimishtë nga kjo datë e lartëcekur, Valon Krasniqi nuk mund të flasë më në emër të grupit të asambleistëve të LDK-së në Malishevë.

LDK-Malishevë,
19.02.2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat