Kryetari i degës së VV-së, thirrje urgjente Kurtit: Duhesh të ndërhysh në Kaçanik

Kosova

Kryetari i degës së VV-së, thirrje urgjente Kurtit: Duhesh të ndërhysh në Kaçanik

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:09
Avni Tafili

Kryetari i Degës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kaçanik, Avni Tafili i ka bërë thirrje urgjente qeverisë “Kurti” që të ndërhyjë pa vonesë për ta parë nga afër shpërfytyrimin historik, kulturor e ekonomik të këtij qyteti.

Sipas tij, shkollat dhe Shtëpia e Kulturës janë të uzurpuara egërsisht, janë shndërruar si në kampe të përqendrimit fashist e nazist, ku nuk mund të zhvillohet normal jeta arsimore, edukative e kulturore.

“Aty s’ka një teatër, ku mund të komunikohet arti e kultura. I gjeni fabrikat të mbyllura e të rrënuara. Aty e gjeni të rrënuar emblemën e Kaçanikut, Stadiumin e KF Lepenci. E gjeni të rrënuar Kalanë dhe Motelin përskaj saj. I gjeni në buzë të rrënimit shtëpitë nga gjenocidi politik e socio-ekonomik. E gjeni përplot mjerim e dëshpërim rininë e tij, megjithë fuqinë dhe energjinë e saj. Aty e gjeni gjithë të keqen e një pushteti uzurpues e të pamëshirshëm”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se Kaçaniku udhëhiqet që nga paslufta nga PDK-ja.

Postimi i plotë:

Kaçaniku, një vendbanim i uzurpuar e i pushtuar egërsisht fill pas çlirimit. I harruar deri në braktisje!

Qeveria Kurti duhet të ndërhyjë urgjentisht, pa vonesa, për ta parë nga afër shpërfytyrimin historik, kulturor e ekonomik. Kaçaniku ka përjetuar të gjitha luftërat dhe më së shumti ka vuajtur pasojat e tyre. Duke qenë se është në skajë të Kosovës, është lënë në harresë jo vetëm historia e kultura e tij, zhvillimi e mirëqenia e tij, janë lënë në harresë deri në braktisje edhe njerëzit e tij; njerëzit e artit, të kulturës e të sportit, njerëzit e zanateve, të zejtarive e të biznesit të pastër. Si dhe njerēzit e rezistencës të para e gjatë luftës, edhe të pas saj. Deri në braktisje janë lënë e shpërfytyruar intelektualët e veprimtarët e tij. Megjithëse ky vend gjithnjë ka qenë një urë e një nyje vendimtare për fatin si të kombit, edhe të Republikës sonë.

Në Kaçanik, e dashura Qeveri e shpresës, edhe nëse lind i madh, zvogëlohesh. Edhe nëse je i madh, të zvogëlojnë. Nuk mund të aspirojë e të ëndërrojë rinia e tij. Ka frikë ta ketë fatin e etërve të saj, të cilët megjithë përpjekjet e sakrificat, mbetën aty ku ishin, mos më keq. Është shndërruar si një përrua ku peshqit nuk mund të rriten dhe ku të mëdhenjtë nuk mbijetojnë.

Urgjentisht, pa vonesa, duhet t’i jepet fund këtij lloj aparteidi historik e kulturor ndaj Kaçanikut e njerëzve të tij. Këtij lloj gjenocidi politik, social e ekonomik. Aty e gjeni të rrënuar në shumë drejtime. Aty po vdes arti dhe po vdesin njerëzit e tij; po vdes kultura e po vdesin njerëzit e tij; po vdes libri e po vdesin njerëzit e tij; sporti e njerëzit e tij. Ka nevojë për vëmendje, për ringjallje e rilindje.

Shkollat e Shtëpia e Kulturës janë të uzurpuara egërsisht, janë shndërruar si në kampe të përqendrimit fashist e nazist, ku nuk mund të zhvillohet normal jeta arsimore, edukative e kulturore. Aty s’ka një teatër, ku mund të komunikohet arti e kultura. I gjeni fabrikat të mbyllura e të rrënuara. Aty e gjeni të rrënuar emblemën e Kaçanikut, Stadiumin e KF Lepenci. E gjeni të rrënuar Kalanë dhe Motelin përskaj saj. I gjeni në buzë të rrënimit shtēpitë nga gjenocidi politik e socio-ekonomik. E gjeni përplot mjerim e dëshpërim rininë e tij, megjithë fuqinë dhe energjinë e saj. Aty e gjeni gjithë të keqen e një pushteti uzurpues e të pamëshirshëm.

Kaçaniku ka mbështetur fuqishëm ndryshimin, si më 11 Qershor 2017, edhe më 6 Tetor 2019, edhe më fuqishëm. Tash, le ta shpëtojmë atë, le t’ia kthejmë shpresën, le ta shpërblejmë. Le ta ndërtojmë atë. Kaçaniku ka dhënē shumë dhe mund të japë edhe më shumë, si për Kosovën, edhe për kombin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat