Vazhdohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore shtëpiake në Komunën e Malishevës

Kosova

Vazhdohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore shtëpiake në Komunën e Malishevës

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me OJQ “Handikos” në Malishevë, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për personat me nevoja të veçante, hemodializë dhe për përkujdesje  shëndetësore shtëpiake.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe koordinatores së OJQ “Handikos” në Malishevë, Feride Hoxha, ndërsa në këtë ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjes, ishte prezent edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve shëndetësore shtëpiake për personat që nuk mund të lëvizin apo e kanë problem lëvizjen, pastaj për shërbimin e hemodializës, përkatësisht transportin e personave në hemodializë, nga vendbanimet e tyre në spitalin rajonal në Prizren, si dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për personat me nevoja të veçanta.

Këto shërbime ofrohen përmes organizatës joqeveritare “Handikos” në Malishevë, e cila është përfituese e shpalljes publike për ofrimin e këtyre shërbimeve të veçanta.

Komuna e Malishevës, në vazhdimësi i ofron këto shërbime të veçanta shëndetësore, si ato shtëpiake për personat që kanë nevojë, po ashtu edhe për personat që duhet të marrin trajtimin e vazhdueshëm të hemodiaizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat