​Nesër pastrohet rezervuari i objektit prodhues Kroni në Fushë Kosovë

Kosova

​Nesër pastrohet rezervuari i objektit prodhues Kroni në Fushë Kosovë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:33
Ilustrim

KRU Prishtina ka planifikuar për nesër pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.

Në kuadër të pastrimit të rezervuarit do të realizohen edhe disa riparime të domosdoshme në këtë sistem me ç’rast , konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i objektit prodhues Kroni/Kuzmin, nuk do të kenë furnizim me ujë që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme e deri në mbrëmje.

KRU Prishtina me këtë rast kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat