Komuna e Suharekës do të përfitojë afro 232 mijë euro

Kosova

Komuna e Suharekës do të përfitojë afro 232 mijë euro

Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:26
Bali Muharremaj

Komuna e Suharekës do të përfitojë 231 mijë e 956 euro.

Ky grant i performancës komunale është ndarë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Agjensinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedinë dhe Nervogjinë, ku në tërësi për komunat e Kosovës janë ndarë 4.9 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.

“Me këto grante do të shpërblehen komunat, të cilat kanë pasur dhe kanë përformancë më të mirë në qeverisje demorkatike, menaxhim komunal dhe ofrim i shërbimeve publike”, ka shkruar Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat