Orari i ndalimit të qarkullimit në Vushtrri vazhdon të mbetet i njëjtë

Kosova

Orari i ndalimit të qarkullimit në Vushtrri vazhdon të mbetet i njëjtë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 18:06
Xhafer Tahiri

“Nga ora 17:00 deri në ora 06:00”.

Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullim të qytetarëve dhe automjeteve private në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Ai ka njoftuar se orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë si deri më tani, nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

“Gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit, mundësohet qarkullimi i operatorëve ekonomik të klasifikuar sipas kodeve NACE (shih vendimin e Ministrisë së Tregtisë)”.

“Unë jam i vetëdijshëm për sakrificat e gjithsecilit qytetar si dhe biznesit, por jam thellësisht mirënjohës për të gjithë ata qytetarë që po respektojnë rregullat si dhe për solidaritetin me fqinjët”.

“Në një kohë kur kemi rritje të numrit të rasteve në gjithë vendin, bashkëpunimi ynë shpëton jetë. Kujdesi ynë na shpëton edhe nga karantina si qytet”.

“Prandaj ju lutem, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat