Lajm i mirë edhe në Vushtrri : Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus

Kosova

Lajm i mirë edhe në Vushtrri : Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus

Nga: A.SH Më: 18 prill 2020 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Vushtrria nuk e ka konfirmuar sot asnjë rast me koronavirus.

Për këtë, ka shkruar edhe kryetari, Xhafer Tahiri, duke thënë që beteja me koronavirus po shkon drejt fundit.

Postimi në Facebook:

Lajm shumë i mirë.

Në 48 orët e fundit në qytetin tonë nuk kemi asnjë qytetarë të testuar pozitiv me Covid-19, ndërsa sot janë kryer 10 teste dhe falë Zotit, 8 janë negativ dhe 2 do të ritestohen nesër. Dje janë kryer 3 teste dhe kanë rezultuar negativ.

Puna e madhe e mantelbarëdhëve dhe shtabit komunal, masat që bashkë kemi marrë, bashkëpunimi e solidariteti qytetar po funksionojnë. Beteja jonë me Coronavirus po shkon drejt fundit.

Ju lutem vazhdoni të bashkëpunoni, #rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat