Tre personat që janë testuar sot për Covid-19 në Podujevë rezultojnë negativ

Kosova

Tre personat që janë testuar sot për Covid-19 në Podujevë rezultojnë negativ

Më: 28 prill 2020 Në ora: 23:50
Podujeva

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka njoftuar se sot në Podujevë janë testuar tre persona si të dyshuar se janë infektuar  me koronavirus dhe që të tre kanë rezultuar negativ.

“Tri mostrat e qytetarëve nga Podujeva që janë testuar sot për COVID-19 kanë rezultuar negative”, ka thënë Rudari.

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë shëruar 31 persona dhe 10 të tjera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Deri më tani në Kosovë janë 790 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 232 janë të shëruar dhe 22 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat