Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili merr titullin ambasador i Paqes Botërore, Tahir Shabani Lideri i Paqes Botërore

Kosova

Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili merr titullin ambasador i Paqes Botërore, Tahir Shabani Lideri i Paqes Botërore

Më: 20 maj 2020 Në ora: 19:48
Nijazi Halili

Nijazi Halili merr titullin ambasador i Paqes Botërore, Tahir Shabani Lideri i Paqes Botërore.

Komiteti Botëror i Paqes i përfaqësuar nga zëvendëspresidneti Rabit Sadiku mbrëmë ndau çmimin Ambasador dhe Lider i Paqes Botërore. Komiteti Botëror i Paqes, 202 vendeve të Botës duke u bazuar në aktivitetet e tij dekoroi Nijazi Halili me titullin Ambasador i Paqes botërore. Ai është profesor i rregullt në Kolegjin ILIRIA në Prishtinë.

Duke falemenderuar për vlersimin e bërë tani më Ambasadori i Paqes Prof. Asoc. Dr. Nijazi Halili, theksoi se ndjehet i priviligjuar për titullin i cili sic tha ai vetëm do e obligoj që të punoj më shumë për paqen në nivel shtetëror e më lartë.

“Unë me të vërtet ndjehem i privilegjuar që sot do të marr këtë titull i cili veçmas do të më motivoj dhe do të më obligoj që të punoj sa më shum për të ngritur vetëdijen paqësore në vendin tonë i cili potencialisht ka qen gjithmonë mbështetës i Paqes. Falenderoj Komitetin e Paqes që e panë të arsyeshme që ky titull të shkoj për mua dhe ju premtoj që do të mundohem në çdo formë dhe në çdo aspekt ta mbroj dhe të kontriboj për paqen në vendin tone” tha Ambasadori i Paqes botërore Nijazi Halil. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat