Lladrovci uron qytetarët për Bajram – kërkon të respektohen rekomandimet kundër koronavirusit

Kosova

Lladrovci uron qytetarët për Bajram – kërkon të respektohen rekomandimet kundër koronavirusit

Më: 23 maj 2020 Në ora: 22:06
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar të gjithë qytetarët që ta kenë pranueshmërinë e agjërimit te Zoti.

Lladrovci ka uruar që festa të shënohet duke respektuar masat dhe rekomandimet kundër pandemisë.

Postimi i plotë i Lladrovci:

Me fat Bajrami i Madh!

Pas muajit të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë që ta kenë pranueshmërinë e agjërimit te Zoti, këtij përkushtimi të veçantë të besimtarëve.
Nesër është Dita e Bajramit, andaj, ua uroj këtë festë prindërve, familjarëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, dhe të gjithë besimtarëve, me dëshirat më të mira për harmoni, dashuri dhe begati në familjet Tuaja.

Uroj që kjo festë, të shënohet edhe duke i respektuar masat të cilat i kanë dhënë institucionet tona, për luftimin e pandemisë, prandaj, ashtu sikur deri më sot, edhe sot e tutje, duhet me sukses t’i zbatojmë këto rekomandime.

Me fat Bajrami, paçi shëndet e lumturi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat