20 llaptop dhurohen për nxënësit vushtrrias

Kosova

20 llaptop dhurohen për nxënësit vushtrrias

Nga: A.SH Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:44
Xhafer Tahiri

20 llaptop janë dhuruar nga kompania e njohur “Union” nga Vushtrria për nxënësit vushtrrias

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri duke thënë se, jemi shumë afër që të sigurojmë 240 llaptop ose tableta për nxënësit vushtrrias me kushte të rënda ekonomike për mësim online.

“Edhe 20 llaptop nga kompania e njohur “Union” nga Vushtrria për nxënësit vushtrrias. Faleminderit pronarit të “Union” z. Xhabir Kajtazi për zemergjerësinë tuaj.
Jemi shumë afër që të sigurojmë 240 llaptop/tableta për nxënësit vushtrrias me kushte të rënda ekonomike për mësim online, krejt kjo duke ju falënderuar donatorëve zemërgjerë!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat