Dy nga të infektuarit sot në Vushtrri nuk janë raste kontakti, janë paraqitur vetë në Klinikë Infektive

Kosova

Dy nga të infektuarit sot në Vushtrri nuk janë raste kontakti, janë paraqitur vetë në Klinikë Infektive

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

2 nga 15 rastet e konfirmuara sot në Komunën e Vushtrrisë nuk janë raste kontakti të rasteve të mëhershme.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli I cili tha se dy të infektuarit ishin paraqitur vetë për testim pas simptomave që kanë pasur.

“Po, 13 janë raste kontakti, 2 raste kanë shkuar me vetiniciativë për shkak të ankesave dhe janë testuar, kanë rezultuar pozitv. Ka pasur testime dje dhe sot, presim rezultatet të datës 17 dhe 18. Jemi në pritje të mbi 50 pacientëve që kanë kaluar një kohëzgjatje të zakonshme të sëmundjes, janë duke pritur rezultatet e testimeve të dyta. Shpresojmë që kanë dalur negative dhe janë shëruar “, ka thënë Meholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat