Mbi 50 persona nga Vushtrria në pritje të ritestimit, ky është numri i rasteve aktive në çdo qytet

Kosova

Mbi 50 persona nga Vushtrria në pritje të ritestimit, ky është numri i rasteve aktive në çdo qytet

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Në Komunën e Vushtrrisë sonte ka një rënie sa i përket numrit të rasteve të paraqitura me COVID-19 në krahasim me ditët paraprake.

Drejtori i Shëndetësisë Sylejman Meholli thotë për RTV Dukagjinin se të shtatë rastet e reja janë paraqitur direkt në Klinikën Infektive dhe ende nuk dihet nëse janë raste kontakti apo burime të reja infeksioni.

Meholli ka kërkuar nga IKSHPK që të bërë ritestimin e pacientëve nga Vushtrria pasi sipas tij shumë prej tyre kanë kaluar kohën e nevojshme të shërimit dhe po presin testimin.

“Janë mbi 50 raste në pritje të ritestimit që kanë kaluar kohën e nevojshme për shërim”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri thotë se pjesë dërrmuese e të prekurve nga kjo komunë janë në gjendje të mirë dhe pa simptoma.

“Një numër i vogël janë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe fare pak me simptoma”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat