​18 raste aktive me Covid-19 në Obiliq, komuna thotë se e kanë gjendje nën kontroll - Bota Sot
​18 raste aktive me Covid-19 në Obiliq, komuna thotë se e kanë gjendje nën kontroll

Kosova

​18 raste aktive me Covid-19 në Obiliq, komuna thotë se e kanë gjendje nën kontroll

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:27
Xhafer Gashi

Aktualisht në komunën e Obiliqit aktiv me Covid-19 janë 18 persona, ku vetëm dje të infektuar kanë rezultuar 3 raste. E në këtë komunë thonë se situatën e kanë nën kontroll dhe se janë mirë të pajisur me mjetet mbrojtëse.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, thotë se stafi mjekësor që ditë më parë ishin prekur nga Covid-19, janë shëruar dhe tash janë duke punuar me staf të kompletuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Duke mos dhënë shifra, Gashi tha se edhe sot disa persona janë duke pritur rezultatet e testimit.

Gashi: 18 raste aktive me Covid-19 në Obiliq

“Njëherë për njëherë i kemi 47 raste nga të cilat…18 aktive, kurse rastet tjera janë shëruar….Kanë rezultuar disa tani fatmirësisht janë të shëruar dhe jemi komplet stafi…Ka në vazhdimësi QKMF po bënë përpjekje që në vazhdimësi me i identifikua këto raste dhe ka edhe sot raste të cilat do i presim rezultatet” ,tha Gashi.

I pari i Obiliqit thotë se stafi mjekësor është i pajisur me mjetet mbrojtëse të nevojshme në luftimin e koronavirusit.

Gashi: Mjekët janë të pajisur me mjete mbrojtëse

“Mjekët janë të gjithë të pajisur dhe po mundohemi vazhdimisht që t’i mbështesim edhe nga ministria, por edhe nga buxheti komunal, mirëpo sa i përket çështjes së dezinfektimit, vazhdojmë me dezinfektimin e hapësirave dhe autoambulancave të cilat janë në transport dhe terren. Gjithashtu me pajisje të domosdoshme që janë për masa mbrojtëse jemi të kompletuar për momentin”, theksoi ai.

Lidhur me kufizimet e marra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavisurit, Gashi thotë se ato do i respektojnë.

I pari i Obiliqit thotë se si pasojë e pandemisë, bizneset janë dëmtuar shumë dhe po vazhdojnë të dëmtohen dita ditës, prandaj kërkon reagim më të shpejt nga qeveria.

Gashi: Shpresojmë që qeveria shpejt të nxjerr një pako në ndihmë të bizneseve

“Nuk kemi bërë një studim të fizibilitetit, jemi përmes Asociacionit të Komunave duke bërë përpjekje të ta nxjerr një rezultat të përbashkët për të gjithë vendin, dhe shpresoj që shpejt ajo do ndodhë. Janë të dëmtuar dhe po dëmtohen dita ditës, dhe mendoj që qeveria hapin e parë që duhet ta bëjë është ta merr në këto rrethana në të cilat jemi duke parë që kanë ndodhur edhe zhvillimet e reja sa i përket shoqërisë për rritjet e numrit të personave me COVID19, mendoj se qeveria shumë shpejt do ndërmarrë masa në një pako në ndihmë për bizneset në komunat tona”, deklaroi Gashi.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që nga 13 marsi janë 3508 persona me COVIS19, betejën me këtë sëmundje e kanë humbur gjithsej 75 persona, ndërsa deri tani janë shëruar 1902 pacientë.

Kurse, raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1531.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat