Gjest heroik nga dy mjekë: E shpëtojnë një burrë që pësoi sulm në rrugë

Kosova

Gjest heroik nga dy mjekë: E shpëtojnë një burrë që pësoi sulm në rrugë

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 16:03
Pamje nga vendi i ngjarjes - Gazmend Arifi dhe fizioterapeuti Orhan Shabani

Një burrë në moshë pësoi një sulm teksa ecte, dhe ra përtokë afër urës së Ibrit.

Por, për fatin e tij të mirë, aty afër ishin doktori Gazmend Arifi dhe fizioterapeuti Orhan Shabani, të cilët ia shpëtuan jetën.

Këta të dy, për disa minuta, u kujdesen për t’ia dhënë ndihmën e parë derisa erdhi emergjenca.

Pacienti shpëtoi falë tyre, dhe tani ekipet emergjente po merren me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat