Nga sot situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit

Kosova

Nga sot situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 06:59
Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas këtyre reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit.

Kështu që këto tri ditë të mbetura të kësaj jave do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike.

Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat