Konfirmohen tre të infektuar dhe një i shëruar nga koronavirusi në Deçan

Kosova

Konfirmohen tre të infektuar dhe një i shëruar nga koronavirusi në Deçan

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Janë konfirmuar edhe 3 persona të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Deçan.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se edhe një person është shëruar nga COVID-19.

“Tre persona të infektuar sot në komunën tonë dhe një person është shëruar plotësisht nga #COVID19. Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 88 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre, 53 të shëruar plotësisht dhe 35 raste janë akoma aktive. Kujdesuni për veten dhe familjen”, ka shkruar Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat