Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Kosova

Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:23
Ilustrim

Java që po lëmë pas shënoi rritje të të prekurve me Covid-19 në Kosovë.

Numri i atyre që u infektuan me sëmundjen vdekjeprurëse ka arritur në 16.891. Vetëm sot pozitiv në SARS CoV-2 u konfirmuan 137 persona.

Ndërkohë rritje ka shënuar edhe numri i atyre që e mposhtën Covid-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë 14.666 qytetarë që janë shëruar.

24 orët e fundit është raportuar për një të vdekur duke e çuar në 653 numrin e atyre që humbën këtë betejë.

Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.

Deri më tani janë testuar 80.058 persona.

Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë miratuar ligjin ku ndër të tjera obligohet mbajtja e maskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat