Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe sot dhe nesër

Kosova

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe sot dhe nesër

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 06:08
Ilustrim

Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

Kjo gjendje stabile vie si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira  të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat