Edhe pas një viti bëhet thirrje për transferimin e një luani që po mbahet i mbyllur në Gjilan

Kosova

Edhe pas një viti bëhet thirrje për transferimin e një luani që po mbahet i mbyllur në Gjilan

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 19:03
Foto

Sot janë bërë një vit prej se luani i quajtur Gjon është duke u mbajtur në kafaz në resorin “Maja e Zezë” në Gjilan.

Organet kompetente krijuan një grup punues për të marrë vesh se si kafsha e quajtur Gjoni arriti në Stançiq, ku tash e disa muaj po mbahet në kafaz.

Rreth kësaj kanë reaguar nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në vend, ku sipas tyre luani po vazhdon të qëndrojë i mbyllur si peng i mosangazhimit të institucioneve.

Nëpërmjet reagimit nga Fondacioni bëjnë thirrje që organet kompetente të kryejnë detyrat e tyre.

“Organizata FOUR PAWS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi”, thuhet në thirrje.

Kujtojmë se muaj më parë për filimin e këtij luani në Gjilan, shteti ishte mobilizuar për ta liruar por edhe nuk është arritur kjo.

Ky është reagimi i kësaj organizate në faqen zyrtare Facebook:

Sot bëhen 1 vit prej kur është zbuluar mbajtja ilegale e luanit në resortin “Maja e Zezë” në Gjilan.

Edhe pse është konstatuar se luani është kontrabanduar në Kosovë dhe është konfiskuar në fillim të këtij viti, luani vazhdon të qëndrojë i mbyllur në të njëjtin vend, peng i mosangazhimit të institucioneve.

Organizata FOUR PAËS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi.

Përmes këtij postimi, i bëjmë thirrje përsëri Ministrit Kuçi dhe zyrtarëve të tjerë të Ministrisë, të angazhohen seriozisht në këtë qështje dhe luanit t’i mundësohet transferimi sa më shpejtë që është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat