Regjistrohet edhe një rast i vdekjes nga COVID-19 në zonat e banuara me serbë

Kosova

Regjistrohet edhe një rast i vdekjes nga COVID-19 në zonat e banuara me serbë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas Shtabit të Krizave në veri të Mitrovicës, janë regjistruar edhe 74 raste të reja të infeksionit dhe 13 raste të të shëruarve me koronavirus.

Bëhet e ditur se viktima është nga Leposaviqi, raporton Radio Kontakt Plus.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 7,119 njerëz janë testuar, nga të cilët 1,663 njerëz janë diagnostikuar me koronavirus.

Betejën me pandeminë në këto zona e kanë humbur 44 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat