Nuk ka raste të reja, mbyllet mjekësia sportive

Kosova

Nuk ka raste të reja, mbyllet mjekësia sportive

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Përgjegjësi i Mjekësisë Sportive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Artan Ahmeti, ka treguar se në këtë klinikë nuk ka asnjë pacientë të shtrirë që është i prekur me COVID-19.

Ai ka deklaruar se si pasojë e rasteve të shumta me koronavirus që ishin në vend gjatë muajve të kaluar është hapur kjo qendër për trajtim.

“Qendra është hapur si rezultati rritjes së numrit të pacientëve me COVID-19, pasi klinikat tjera ishin të mbushura shumë, kjo qendër ishte destinuar për pacientët me COVID-19. Rënia e numrit të hospitalizuarve ka bërë që kjo klinikë tani të zbrazet,pacientët tani trajtohen në Klinikën Infektive dhe atë të Pulomologjisë”.

“Në këtë qendër kishim 93 shtretër, i kishim edhe tre shtretër tjerë për pacientët me dializë të prekur me COVID-19. Gjatë këtyre muajve kemi pasë luhatje me anë të pacientëve, në mars kemi pas më shumë të shtrirë, gati të gjithë shtretërit i kishim të mbushur”.

Ahmeti ka thënë se i kjo qendër i ka kushtet më të mira në spitalet e Kosovës si dhe i gjithë stafi shëndetësor që ka punuar aty do t’iu rikthehen vendeve tyre të mëparshme të punës.

“Stafi që ka punuar këtu kanë qenë të klinikave të tjera dhe të gjithë janë kthyer të kontribuojnë në vendet e tyre të mëparshme, deri në një njoftim të radhës”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se Klinika e Pulmologjisë në QKUK tani është duke u marrë kryesisht me rastet rastet pulmologjike dhe raste post-covid, dhe se me pacientët me koronavirus është duke u marrë më së shumti Klinika Infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat