Punëtorët e Lotarisë protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë

Kosova

Punëtorët e Lotarisë protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 05:58
Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka njoftuar se punëtorët e Lotarisë do të protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Gjithashtu sindikata paralajmërojnë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.

Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat