Në Magure hapet Qendra me Bazë në Komunitet, Ahmeti: Projekti i veçantë, do ta zgjerojmë sipas nevojës

Kosova

Në Magure hapet Qendra me Bazë në Komunitet, Ahmeti: Projekti i veçantë, do ta zgjerojmë sipas nevojës

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Magure të Lipjanit është hapur Qendra me Bazë në Komunitet të organizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në kuadër të implementimit të projektit të mbështetur nga UNICEF.

Këtë projekt e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili falënderoi UNICEF-in për hapjen e kësaj qendre. Ahmeti ka thënë se varësisht prej punës, do të zgjerohet edhe projekti.

Ahmeti: Hapja e Qendrës me Bazë në Komunitet një rast i mirë për Maguren

“Është një rast i mirë që në Magure po fillohet me këtë projekti veçantë i cili do të jetë edhe i qëndrueshëm por edhe do ta zgjerojmë sipas nevojë, nëse shohim që kemi nevojë dhe kemi më shumë fëmijë ne sigurisht që do të hyjmë në agjendat për ta zgjeruar vetë si komunë. Normalisht një ndihmë të jashtëzakonshme e ka dhënë UNICEFi që kemi filluar me këto projekte edhe në Magure[...]besoj që ta kemi përkrahjen e vazhdueshme të projekteve të tilla edhe në lokalitetet të tjera. Uroj gjithë fëmijët të kenë mundësi dhe ambient kaq të mirë që të fillojnë me edukimin e hershëm”, u shpreh Ahmeti.

Zona Nikerman nga UNICEF u shpreh se Komuna e Lipjanit është një nga pesë komunat kampione me të cilat UNICEF bashkëpunon. Gjatë fjalës së saj, Nikerman tha se përkundër faktit që edukimi i hershëm është i rëndësishëm, fatkeqësisht në Kosovës po mbetet vetëm një luks, meqë jo të gjithë fëmijët dhe familjet mund ta përballojnë. Ajo theksoi edhe se vetëm 15 përqind e fëmijëve tre vjeç kanë qasje në edukimin e hershëm.

Nikerman: Fatkeqësisht në Kosovë edukimi i hershëm po mbete vetëm një luks

Jam shumë e gëzuar që po vizitojë Lipjanin që është një nga pesë komunat kampione në të cilat UNICEF bashkëpunon dhe UNICEF ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunimi jo vetëm për të drejtat e fëmijëve por edhe angazhimin dhe punësimin e të rinjve[...]përkundër faktit që edukimi i hershëm është kaq i rëndësishëm në Kosovë edukimi i hershëm, fatkeqësisht po mbete vetëm një luks, vetëm disa fëmijë dhe familje mund ta përballojnë dhe kjo është e vlerësuar në statistika e hulumtimit mis që UNICEF mbështet ku ceket vetëm 15 përqind e fëmijëve tre vjeç kanë qasje në edukimin e hershëm dhe kjo është statistika më e ulët dhe jo vetëm në Evropë por edhe në rajonin e Azisë Qendrore. Angazhimi i duhur në shtëpi nuk është në nivelin e kënaqshëm”, tha ajo.

Kurse Labërie Luzha nga departamenti për edukim të hershëm tha se objektivi kryesor i Qeverisë aktuale është rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor

Luzha: Objektivi kryesor është rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor

Më vjen mirë që kemi këtu për të festuar me fëmijët me komunitetin për një event të tillë, Ministria e Arsimit është në mbështetje dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF dhe me Qendrën për Zhvillime humane në këtë nivel edukimi dhe të tilla qendra ne jemi të interesuar në vazhdimësi të hapim, të mbështesim komunat, të mbështesim donatorët për të rritur numrin e fëmijë në edukimin parashkollor. E dimë që është një prej objektivave kryesore të Qeverisë aktuale rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin shkollor”, tha ajo.

Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, është duke implementuar projektin “Forcimi i ndërgjegjësimit, qasjes dhe cilësisë së arsimit bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë në fëmijërinë e hershme, me fokus në komunën e Gjilanit, Lipjanit dhe Dragashit” kjo me qëllim të rritjes së përfshirjes së fëmijëve në institucionet e edukimit të hershëm në Kosovë, në mënyrë të veçantë në zonat me përfshirje më të ulët të fëmijëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat