Vetëvendosje: Thaçi u takua me zëdhënësin e Millosheviçit - Bota Sot
Vetëvendosje: Thaçi u takua me zëdhënësin e Millosheviçit

Kosova

Vetëvendosje: Thaçi u takua me zëdhënësin e Millosheviçit

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 18:02

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikatë për media, bënë të ditur se, sot në Bruksel ndodhi takimi i mezipritur mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiçit, trashëgimtarit politik të kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq.
“Ky takim u realizua vetëm 24 orë pas miratimit të rezolutës së turpshme të PDK-së dhe AAK-së, të cilës iu bashkua edhe LDK-ja, për bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtesh. Kjo rezolutë shpreh gatishmërinë e paskrupullt të Qeverisë Thaçi për çfarëdo takimi me Daçiçin e Nikoliqin, pavarësisht të kaluarës shekullore kriminale të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve konkrete të Serbisë për shkatërrimin e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës përmes financimit dhe urdhërimit të strukturave të saj kriminale brenda shtetit tonë”, thuhet në komunikatën e VV.
Sipas VV-së, Bashkimi Evropian po ia shtron Serbisë rrugën e përshpejtuar të integrimeve nëpërmjet Qeverisë sonë të shantazhuar e të korruptuar. Serbia po e kontrollon skenën tonë politike nëpërmjet kërkesave të saj të forta ndaj Brukselit, të cilat Brukseli, në formë të tërthortë, po i kthen kah Prishtina. Dhe, për të mbetur në pushtet, e për të mos i nxjerrë problem ndërkombëtarët, e kemi kryeministrin Thaçi – i gatshëm të pranojë gjithçka pa asnjë kusht për Serbinë. Ky konstelacion i BE-së me Serbinë hegjemoniste dhe me Qeverinë tonë të kontrolluar e përplot dosje në sirtarët e huaja – e rrezikon esencën e interesit tonë kombëtar dhe krijon probleme të thella e me pasoja afatgjate.
Tash kur kësaj Qeverie po i rrëmihen themelet me shpejtësi për shkak të pakënaqësisë së përgjithshme shoqërore, përçarjeve të brendshme dhe eskalimit të sjelljeve së saj në shtet policor, Thaçin mund ta shpëtojë vetëm loja e të qenit vendimtar për rrugën e integrimit të Serbisë në BE, nëpërmjet të ashtuquajturit ‘normalizimi i marrëdhënieve’, me ç’rast Serbia ec përpara kurse Kosova duhet ta shtrijë qafën. Vetëm në këtë fushë Thaçi mund të ikë nga keqqeverisja si dhe nga pakënaqësia e popullit, e të fshihet pas zyrtarëve të BE-së, të cilët me aq etje po e kërkojnë Serbinë ta integrojnë. Thaçin tash e tutje mund ta mbajë në pushtet vetëm Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...