​Liqenet flasin ndryshe pas shiut, ja shifrat e fundit

Kosova

​Liqenet flasin ndryshe pas shiut, ja shifrat e fundit

Më: 12 janar 2026 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët për gjendjen aktuale të nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllavë dhe Badoc.

Sipas njoftimit, niveli i ujit në liqenin e Badocit aktualisht është 645.65 metra mbi nivelin e detit, që është 4.20 metra nën kuotën maksimale të mbushjes.

Ndërkaq, kuota e liqenit të Batllavës është 633.70 metra, apo 1.30 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.

Nga KRU “Prishtina” bëhet e ditur se në të dyja liqenet është evidentuar rritje e nivelit të ujit pas reshjeve të fundit, nga 2.5 deri në 3 metra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat