Prizreni përuron shtatoren dhe sheshin e Shën Nënë Terezës

Prizren

Prizreni përuron shtatoren dhe sheshin e Shën Nënë Terezës

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 11:38
Shtatorja

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, në Prizren është përuruar shtatorja dhe sheshi që mban emrin e Shën Nënë Terezës.

Ceremonia është mbajtur pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare”, në nderim të humanistes shqiptare me famë botërore.

Me këtë rast, Prizreni i ka kushtuar një hapësirë të veçantë figurës dhe trashëgimisë së Nënë Terezës, e cila ia kushtoi gjithë jetën shërbimit ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku.

Përurimi i shtatores dhe sheshit është realizuar në kuadër të aktiviteteve festive për 28 Nëntorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat